Kolegji Riinvest u themelua në vitin 2007 mbi traditën e pasur shumë vjeçare të Institutit për Hulumtime Zhvillimore Riinvest dhe nga një grup ekspertësh kosovar të shkencave kompjuterike me punë dhe banim ne Austri. Personeli akademik i Riinvestit u zhvillua gjatë disa viteve në universitete evropiane e amerikane, e veçmas në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe.
Tani me Kolegjin Riinvest janë të lidhur profesorët dhe ekspertët më të mirë nga fusha e shkencave ekonomike dhe shkencave kompjuterike duke krijuar një bazë të fortë për studime ekonomike dhe të biznesit të niveiit baçellor dhe master. Prej vitit 2009, Riinvest u validua të ofrojë programet franshizë në fushën e biznesit në nivelin BA dhe MBA të Universitetit Staffordshire. Ne 2018 Riinvest aprovohet nga Universiteti i Londrës dhe London School of Economics për të ofruar programet nderkombetare të Universitetit të Londrës dhe London School of Economics.
Vizioni
Kolegji Riinvest do të jete institucion i arsimit të lartë ndërmarrës dhe model në Kosovë dhe rajon që bashkëshkrinë në mënyrë sinergjike arsimin cilësor, hulumtimin e punën praktike, duke krijuar një përvojë të veçantë akademike që kultivon kreativitetin, ndërmarrësinë dhe punësimin tek studentët. Do të ketë partneritete strategjike me biznese dhe universitete vendore dhe ndërkombëtare. Riinvest do të jetë lider në formësimin e politikave dhe vendimarrjes ekonomike dhe inovacioneve teknologjike dhe do të luajë rol aktiv në zhvillimet shoqërore.
Misioni
Misioni ynë është të ofrojmë studime dhe hulumtime të cilësisë së lartë në mënyrë që të sigurojmë ekspertë për të mirën e nevojave zhvillimore të Kosovës, me kapacitete për të garuar në nivel global. Ne qëndrojmë pas vlerave tona, si më poshtë:
Kultivimi i kreativitetit, të menduarit kritik dhe inovacionit
Toleranca
Etika e lartë dhe ndershmëria
Liria akademike
Partneriteti dhe transparenca drejtë palëve me interes, institucioneve dhe opinionit