Klik Ekspo Group, ta njohësh, do të thotë ta çmosh:
Nismëtarë të Panaireve që në’94: Risitë ngjallin kureshtje, dhe si një risi iu prezantua sipërmarrësve dhe investitorëve ndërkombëtare Shqipëria e 1994, një treg i sapoçelur e në zhvillim të beftë.
Një shteg i ri hapet në atë kohë kur profanë të ekonomisë së tregut të lirë dhe nocioneve të marketingut, pionierët e sipërmarrjes shqiptare dhe të parët investitorë të huaj të guximshëm iu bashkëngjitën Panairit të Parë Ndërkombëtar në Shqipëri, për herë të parë në Tiranë, në Nëntor 1994, në Piramidën e kthyer në Qendrën Ndërkombëtare të Kuturës. 82 ekspozues u regjistruan atë vit, teksa trajektorja e edicioneve të ardhshme do të ngjitej në shifra gati të dhjetëfishuara (deri në 800 kompani dhe marka të përfaqësuara në edicionin e vitit 2008 dhe mbi 450 te certifikuar në edicionin e fundit).
Përgjatë mëse dy dekadash, Klik Ekspo Group është kthyer në një rrymë të re standardesh dhe ekzigjencash, të diktuara nga organizmat ndërkombëtare si UFI – Organizata Globale e Ekspozitave dhe Panaireve Ndërkombëtare (me headquarters ne Paris dhe seli te tjera ne Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara), ku Shqipëria përfaqësohet vetëm dhe falë Klik Ekspo Group përkrah 600 anëtarëve të tjerë nga mbi 85 shtete. Jemi anëtarë të përzgjedhur të CEFA – Aleanca e Panaireve të Evropës Qendrore bashkë-themelues i EASE – Organizata e Panaireve të Europës Juglindore (2002), e sot, aktivisht të perfshirë në networkun e industrisë së Panaireve Ndërkombëtare në Ballkan dhe Europë.
Klik-u, është enti i vetëm shqiptar që zgjon interesin e të mirënjohurës E.A. Fiera del Levante drejt Shqipërisë që në 1996, duke e sjellë në Tiranë pas përpjekjeve të shumta në realizimin e përbashkët të edicionit të parë të Fiera del Levantes në Tiranë. Që nga njohja si i Deleguar Zyrtar i Fiera del Levantes për Shqipërinë dhe Ballkanin në 1998, vazhdon të ruajë pozita të forta bashkëpunimi në projektet “shqiptare” të Entit puljez.