1999
UNMIK/OSBE ftojnë Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU) të vendosë dhe të menaxhojë një transmetues të pavarur publik në Kosovë sipas Memorandumit të Mirëkuptimit (MOU) të OSBE-së. Më 19 shtator RTK-ja fillon transmetimin e një shërbimi 2-orësh televiziv analog satelitor. Në tetor OSBE-ja bën transferimin e radio stacionit të ripërtërirë publik “Radio Prishtina” në RTK. Ajo rilansohet si “Radio Kosova”.
2000
Radio stacioni i OKB-së, “Radio Blue Sky” i bashkohet RTK-së. ‘Blue Sky’ është stacion multietnik që i dedikohet audiencës së të rinjve. Në tetor paisjet teknike në Televizion dhe Radio avansohen mjaft, në saje të një donacioni substancial nga Qeveria e Japonisë. Në nëntor Radio Televizioni i Kosovës fillon zgjerimin e programit dhe shtohet në katër orë në ditë. Në skemën e re programore fillon transmetimi i magazinit informativ në serbisht, si plotësim i lajmeve ditore në gjuhën serbe. Ndërkaq, më vonë filluan lajmet dhe magazini informativ në turqisht. Radio dhe Televizioni fillojnë transmetimin në Rrjetin e ri të Transmetimit Terrestrial të Kosovës.