Media Union shpk, Publikues i Revistës “MONITOR”
Revista MONITOR, është revista e vetme e përjavshme ekonomike në tregun e Shtypit Shqiptar, që nga viti 2000.
Çdo të hënë, për çdo javë të vitit, Revista MONITOR ofron:
• Analiza dhe diskutime mbi çështje dhe zhvillime të ndodhura apo të pritshme ekonomike shqiptare dhe ndërkombëtare;
• Opinione, këshilla, eksperienca dhe kritika të sipërmarrësve, drejtuesve dhe profesionistëve të njohur dhe të suksesshëm shqipëtarë dhe të huaj;
• Të dhëna zyrtare dhe të besueshme statistikore;
• Të rejat më të fundit nga legjislacioni fiscal, politikat e ndjekura dhe efektet e tyre;
• Rubrikat kushtuar tendencave të fundit të teknologjisë, automobilizmit, botës së modës dhe udhëtimeve.
Revista MONITOR është një burim dhe mjet i rëndësishëm informimi ekonomik për biznesin, organizata jofitimprurëse, institute arsimore, universitete dhe organizma të huaja, duke pasur si lexues të rregullt: sipërmarrës, drejtues, punonjës, profesionistë, mësues, studentë apo edhe thjesht të pasionuarit e ekonomisë.
Revista MONITOR publikohet gjithashtu çdo muaj në gjuhën angleze, me përmbledhjen më të rëndësishme të botimeve në gjuhën shqipe.
www.monitor.al
Website i Revistës MONITOR, i rikonceptuar së fundmi, është një website që kënaq kërkesat e lexuesve online si për lajmet dhe informacionet ekonomike ashu edhe për lajme apo informacione nga fusha të tjera. Gjithashtu në web publikohen edhe botimet e Revsitës MONITOR, por kjo arkivë është e vlefshme vetëm për abonentët me pagesë.