Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a.), një shoqëri publike me 100% të aksioneve shteterore. OST sh.a. është krijuar në datën 14 korrik 2004, si rezultat i reformimit dhe ndarjes së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, nga një shoqëri e organizuar vertikalisht me funksione të gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, në tre shoqëri të veçanta.
OST kryen funksionet e Operatorit të Rrjetit të Transmetimit, Operatorit të Sistemit të Dispeçimit dhe Operatorit të Tregut.