Klinika Digjitale, është adresa dhe kontakti i parë i pacientit me mjekun. Pacienti me një klikim të butonit lidhet me mjekun, në cdo kohë dhe nga çdo vend. Duke ju falënderuar zhvillimit të teknologjisë, mënyrës së jetesës dhe nevojës për shfrytëzim sa më racional të kohës së pacientit, kemi punuar gjatë në zhvillimin e platformës e cila do të lehtësojë qasjen në shërbime shëndetësore.
Klinika Digjitale lehtëson jetën e qytetarëve të vendit tonë, duke redukuar shpenzimet për mjekim dhe udhëtim të panevojshëm për mjekim jashtë vendit. Klinika Digjitale është projekt Kosovar, realizim i një ëndrre për qasje më të lehtë dhe mundësi më të mirë për konsultim me mjekun e preferuar. Ju do keni mundësi të konsultoheni me mjekë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke shfrytëzuar Klinikën Digjitale!
Shëndeti Digjital, është qasje e re Evropiane e cila i ofron pacientit siguri, privatësi dhe mundësi të kontrolloi dhe ndajë dokumentacionin e tij/saj shëndetësor me mjekun e preferuar kudo në botë!
Kosova ka mundësi të mira t’ prijë shëndetit digjital në Evropë!
KLINIKA DIGJITALE – GJEJ MJEKIM ME NJË KLIKIM!